Zbulohet një këngë e papublikuar e Freddie Mercury

“Një pjesë e bukur, prekëse dhe pasionante”. Një këngë e papublikuar e Queen, e kënduar nga Freddie Mercury, u zbulua nga Roger Taylor dhe Brian May.

Bateristi dhe kitaristi i grupit e konfirmoi këtë gjatë një interviste për BBC Radio 2. Kënga do të publikohet në fund të këtij viti dhe titulli do të jetë “Face it only”, transmeton ‘a2news.com’.

Nuk është hera e parë që publikohet një këngë e padëgjuar që nga vdekja e Mercuryt, më 24 nëntor 1991. Në vitin 2014 u publikua përmbledhja “Queen forever”, e cila përfshinte këngë të regjistruara në vitet ’80.

“Ne gjetëm një perlë të vogël të Freddie që e kishim harruar. Dhe është e mrekullueshme. Në fakt, ishte një zbulim i vërtetë. Kënga u gjet në regjistrimet e bëra gjatë realizimit të albumit The Miracle, i publikuar në 1989”, tha Taylor.

Ndërsa May shtoi: “Ne e pamë atë shumë herë dhe menduam, ne nuk do të mund ta shpëtojmë atë. Por ekipi ynë i mrekullueshëm inxhinierik tha: Ne mund ta bëjmë këtë dhe kjo ishte si të qepje copat së bashku. Është e bukur. Është lëvizëse, një pjesë pasionante”.


Lexo edhe:

MISTERI I VENDNDODHJES SË VARRIT TË FREDDIE MERCURYT, FLET ISH-E DASHURA E TIJ

Ish-e dashura e Freddie Mercuryit është deklaruar se ajo është e vetmja e cila e di se ku ndodhet varri i tij. Ishte dëshirë e Freddie Mercuryt që varrin e tij të mos e dinte askush pos saj.

“Unë e di saktësisht se ku dua t’i varrosni eshtrat e mia. Askush tjetër nuk duhet ta dijë, sepse nuk dua që dikush të vijë në varrin tim. Dua thjesht të pushoj në paqe”.

Në 24 nëntor 1991, 30 vite më parë, vdiq një nga legjendat më të mëdha të rock-ut, Farrokh Bulsara, i lindur në Zanzibar të Tanzanisë në vitin 1946. Ai vdiq në moshën 45 vjeçare, pasi ishte shndërruar në një yll botëror me emrin Freddie Mercury. Ai ishte edhe vokalisti kryesor i Queen.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU