Aktori Guljelm Radoja në intubim pas infektimit me Covid-19/Djali: Duhet një mrekulli…

Aktori i njohur Guljelm Radoja ndodhet në intubim pasi është infektuar me Covid-19. Djali i tij Redi Radoja në një lidhje me Shqipëria Live, tregoi se gjendja shëndetësore e të atit është e rënduar. Aktori i njohur prej disa ditësh po merr trajtim në spitalin e Durrësit.

“Tani më kanë njoftuar që nuk është mirë. Ai i ka mushkëritë tepër të rënduara. Duhet ti ketë pasur rëndë edhe para covidit. Mbase kjo sëmundje po shfaq disa të fshehta të shëndetit të tij që nuk diheshin më parë. Prej dy javësh ai është në reanimacion. Tani presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar më tepër kemi shtrënguar duart nuk kam dashur ta lodh. Është e vështirë ta shohësh prindërin në atë gjendje”, tregoi i biri i aktorit. Gjithashtu edhe mamaja e tij ishte infektuar me covid, por fatmirësisht e ka mundur virusin.

Në kinematografi Radoja ka luajtur më shumë se 30 role, ndërsa për meritat e tij artistike aktori është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Për herë të fundit në publik u shfaq për kauzën e Teatrit Kombëtar. Asokohe ai e konsideroi shembjen teatrit një krim./dritare.net

LEXO EDHE: Humb betejën me Covid 19 shkrimtari shkodran Skënder Temali