Zbulohet rruga romake e zhytur në lagunë

Ekspertët e Institutit të Shkencave Detare të Venecias kanë nisur kërkimet në një lagunë duke zbuluar një rrugë romake.

Ata arritën të gjejnë 12 struktura, pjesë e rrugës antike.

Sipas grafikave që ekspertët kanë krijuar në bazë të asaj që mendojnë se ka qenë dikur, rruga shkon nga laguna e Venecias drejt Chioggias përmes Kanalit Treporti.

Sipas ekspertëve, ky zbulim tregon se vendbanimet e mëdha mund të kenë ekzistuar shekuj para themelimit të qytetit.

Në kohën romake, kjo zonë do të kishte qenë një kreshtë ranore që ngrihej mbi det. Gjithashtu gërmimet e kaluara kanë zbuluar amfora dhe gurë shtrimi në këtë zonë.

LEXO EDHE: Rruga e Qumështit është ndoshta e mbushur me ‘civilizime të vdekura’