Unaza e rrallë e vitit 1834, historia e dashurisë

Historia dhe vlera e një unaze që daton që në vitin 1834 ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve në rrjetet sociale. Unaza 18 karatësh mban emrin Elizabeth Honywood dhe datën e saj të vdekjes më datën 29 shtator 1834.

Besohet se unaza është bërë nga burri i saj, Thomas Honywood, i cili bleu unazën pas vdekjes së gruas së tij të dashur.

Unaza emocionuese u gjet kohë më parë nga Geoff Smith, 51-vjeç, në plazhin Lancing. Ai ka përdorur detektorin e tij metalik si hobi që nga viti 2015.

Ai iu drejtua komunitetit lokal përmes Facebook për ndihmë në identifikimin e pronarëve origjinalë.

Një anëtar zbuloi se Elizabeth Morth ishte martuar me Thomas Honywood në vitin 1810 në Horsham, West Sussex. 

Ata nuk kishin fëmijë dhe ajo vdiq në 1834, në të njëjtin vit kur unaza u bë në Sheffield. Smith thotë se unaza mund të jetë bërë pas vdekjes së saj në shenjë kujtimi.

Hulumtimet e mëtutjeshme zbuluan tërë pemën e familjes Honywood. Disa pasardhës te tyre jetonin akoma në vend.

Liz Honywood kishte dy motra, njëra prej të cilave ishte Anna Morth, e lindur në vitin 1875, e cila u martua me George Simpkin më 1 mars 1819.

Për dallim nga motra e saj, Anna pati fëmijë dhe një pasardhës i drejtpërdrejtë i saj, Vivian Garner, u gjet se jetonte në të njëjtin qytet, por që kishte vdekur në vitin 2013. Tre nipërit e saj, Alexina, Stephen dhe Emmi janë akoma gjallë.

ObserverKult


Lexo edhe:

FOTO E FAMSHME: UNAZA E MARTESËS NË RREZET X

ObserverKult