“Zemër me lëkurë leopardi”, libri i ri i Uran Krasniqit

uran krasniqi

“Zemër me lëkurë leopardi” është titulli i librit të ri me poezi të autorit, Uran Krasniqi.
Libri ndahet në tri cikle dhe është botuar nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” në Prishtinë.
Për librin ka folur redaktori, Imer Topanica.
“Kjo përmbledhje, e dyta me radhë nga Krasniqi, e titulluar Zemër me lëkurë leopardi, vetëm sa e ka etabluar stilin e thjeshtë me të cilin shquhet ai. Një gjuhë e thjeshtë, pa shumë ngarkesa sti­listike, e ngjeshur, e kursyer për nga volumi i përdorimit të fjalëve, ndërsa synon të thotë shumë”, ka vlerësuar ai.
Krasniqi (1986), i cili me profesion është gazetar, më herët ka botuar edhe librin tjetër me poezi: “Lule mes ndërtimesh të egra” dhe librin me ese “Mbledhja e shkronjave”.

ObserverKult

Kliko edhe:

REKOMANDIME LEXIMI NGA URAN KRASNIQI
INTERVISTË ME POETIN URAN KRASNIQI (VIDEO)