Zemër, pusho…mos më thuaj vuajtjet e tua!

Foto ilustrim

Nga: Mid’hat Frashëri

Pusho, zemër, mos u qa! Mos më thuaj vuajtjet e tua, mos qa dhimbjet dhe hidhërimet!
Rri dhe duro. Hiq në pushim çdo të keqe.
Pse të qahesh? Kur e ke druajtur vuajtjen, kur je hequr prej hidhërimit? A e ke ndjekur kurrë fatin e bardhë, a e ke dashur kurrë gazin dhe zbavitjen?
Të kan’ardhur shumë herë pranë të mirat. Jetën munt që ta bëjnë t’ëmbël dhe të qetë si një burim t’ëmbël, si një vijë të kthjelltë.
Po, jo! Qetësisë, gazit dhe fatit, u ke rënë me këmbë. Ke kërkuar gjithnjë të paqenën, të paditurën. Ata që ke pasur pranë i ke shtytur, u je mërguar. Kurdoherë ke kërkuar një gjë më tutje; ke ndjekur atë të paqenën, të padukurën.
Se ashtu që ylli është bërë për të çkëlqyer, dielli për të ndritur, trëndafili për erë, zogu për këngë, zjarri që të djegë, edhe ti, o zemër, ke lindur për të vuajtur.

ObserverKult


Midhat Frashëri

Lexo edhe:

KUR MIDHAT FRASHËRI I SHKRUANTE FRANCEZËVE: EJANI NË SHQIPËRI…

“France-Orient” ka botuar, më 10 prill 1922, në faqen n°52, një letër të Midhat Frashërit (Lumo Skendo) mbi mundësinë e eksplorimit të qymyrit të bardhë (burimeve hidroenergjitike) në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Qymyri i bardhë në Shqipëri

Nuk ka asnjë ujëvarë të menaxhuar në këtë vend dhe për këtë arsye nuk ka turbinë ose rrota, përveçse disa mullinj të vegjël rudimentarë.

Energjia e kapur mund të përdoret menjëherë : 1 ° për ndriçim; 2 ° për industrinë e vogël (gatrat, farkat, fabrikat e tjerrjes, fabrikat e çarçafëve); 3 ° për tërheqjen (motorizimin) elektrike të rrjeteve ekzistuese hekurudhore me rrugë të vogla (linja midis Durrësit dhe Tiranës; Durrësit-Kavajës-Beratit – kjo pjesë e fundit pjesërisht e shkatërruar, por lehtësisht e riparueshme, dhe Durrësit-Shkodrës); 4 ° për industritë kimike (boksiti është shumë i përhapur në Shqipëri).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult