Nga: Zgjim Sherifi
Një ditë iku dhe bashkë me të edhe ti
Pjesë-pjesë largohesh përditë
një qelizë më pak
një buzëqeshje më pak
sa e pafundme kjo hapësirë
fillon ec dhe përsëri kthehesh aty ku ke qenë
një mur aq i madh, sa fillon të hash vetveten se
nuk të mbeti më asgjë për të ngrënë dhe pirë
një vrimë e zezë që gllabëron gjithçka të bukur
dhe gjithçka e bukur kthehet në ngjyrë hiri
vazhdon të kërkosh, por hapësira s’ka fund,
është thjesht pasqyrë dhe pasqyra është muri…
ObserverKult
Lexo edhe: