Zgjodha dashuninë… Selman Jusufi lexon poezinë e Ilaz Hysajt

Ju ftojmë të dëgjoni poezinë e Ilaz Hysajt interpretuar nga Selman Jusufi

Ka kohë
Që vitet nuk i njehi ma
Le t’ecin me orën e vet
Udha marë ju koftë
Le t’nalen ku të dojnë
Dhe kur të dojnë
Unë eci me hapin tem
Me valixhen teme mi supe
Që zvoglohet përditë
Dhe s’ka ma aty vend
Për t’kqijat kujtime
I zgjodha
Më t’mirat
Më t’shtrenjtat
Më t’dhimbshmet
I renita palë e palë
Si nana teshat n’sanakun e pajës
E sipër mi to vuna dashuninë

Që të dehem me erën e saj
Të zgjohem me orën e saj
Të heci me hapin e saj
Dej n’dakikin e mramë…

ObserverKult

Lexo edhe:

ILAZ HYSAJ: KUR HANA DHEZË FITILIN

ilaz hysaj

Kur dielli kapërcen malet
Qielli lshon pëlhurë
Çmenduni piktorësh
Fotografi
Pikturë

Kur dielli e puthë detin
Dhe zhytet pak n’ujë
Magma qon peshë poetin
Përhanë Sirenat e dalldisuna
Përplasin Uliksin
Me dallgët e harlisuna.

Kur hana dhezë fitilin
Zana qohet peshë
Hapë dyr’ e dritare
Puthë dashnorë
Çmend poet
Kallë zemra
Çel’ plagë
Në trupin e brishtë të dashnorit
Që s’deshti me dekë
Naten e zjarmis’ s’madhe
Pa e puthë edhe njihere
Helenen
Mbulu me hinin e Trojës.

ObserverKult

Lexo edhe:

TRI REKOMANDIME LEXIMI NGA ILAZ HYSAJ