“Zgjoi” do të shfaqet edhe në kinematë gjermane

"zgjoi"

Filmi “Zgjoi” do të shfaqet në kinematë gjermane, bëri të ditur aktorja kryesore e këtij filmi Yllka Gashi.


“Filmi ynë “Zgjoi” ka filluar rrugëtimin e tij në kinematë gjermane. Nga data 8 Shtator do të keni mundësi ta shihni në shumë kinema në qytete të ndryshme në Gjermani”- tha ajo.

Filmi “Zgjoi” me regjinë e Blerta Bashollit, ka zgjuar shumë interesim tek publiku deri tashti. Ka fitur edhe çmime të shumta. Mes tyre mund të veçojmë ato të tri çmimet kryesore që i mori në festivalin “Sundance Film Festival” .

“Zgjoi” ka për tematikë, vështirësitë jetësore të grave e Krushës pas humbjes së familjarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë,

Prezente në Gjermani do të jetë edhe autorja e filmit Blerta Basholli dhe znj. Fahrije Hoti.

ObserverKult

Lexo edhe:

HOTI PËR FILMIN “ZGJOI”: U GËZOVA POR MË KTHEU PRAPA DHIMBJET E 20 VJETËVE

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli, ka arritur të marrë tre çmime kryesore në festivalin e filmit “Sundance Festival”.

Aktorja Yllka Gashi, në këtë film me rolin e saj ka treguar për dhimbjen e grave të Krushës.

Në këtë rol Gashi, ka paraqitur personazhin e Fahrije Hotit.

E pikërisht për filmin në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova ka folur vetë Fahrija.

Ajo tha se fitorja e këtij filmi e ka gëzuar shumë, por janë kthyer dhimbjet e përjetuara 20 vjet më parë.

Hoti tha se prezantimi i vuajtjeve për 20 vjet rresht ka qenë goxha e zorshme.

“Gjithmonë përzihet gëzimi dhe hidhërimi i përbashkët. Me të vërtetë jemi gëzuar ndoshta por edhe jemi kthyer 20 vjet mbrapa. Ta prezantosh një histori të dhimbshme dhe të mundohesh ta dokumentosh, ta përsërisësh thuajse çdo ditë të njëjtën tragjedi, ka qenë një punë e zorshme. Ndoshta për njerëzit e tjerë ka qenë e lehtë, por për mua si Fahrije, me fol për luftën dhe dhimbjet, gratë e Krushës, paragjykimet, ka qenë punë e madhe. Por, ja që rezultoi me sukses dhe jemi këtu ku jemi”.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU