“Zgjomu, vash, nisu të vemi”, poezi e vjetër arbëreshe

Zgjomu, vash, nisu të vemi,
të më vemi këtje lart,
lart praj te rahj i madh,
te ai rahj më i lart.
Atje bredhëm e lujm bashk.
Ruij, vash, si je pushtron,
si je pushtron edhe ghajdhon,
zbora e bardh si një sandon.
Po si ji bardh sandon.,
çë më ké te shtrati jit.
Ruij, vash, si je pushtron,
si je pushtron edhe ghajdhon,
zbora e bardh si një cilon.
Po si je bardha cilon
çë t’mbulon kurmëthin,
at kurmëthin ghadhjár.
Ruij, vash, ndë rrëzët malit,
at sheshëthin ambnór,
si bari i verdh e pushtron,
e pjot lule e pastron.
Bari i verdh e verdhullór,
si sutana çë t’mbulon.
Ato lule prej barit,
duken si ijëzit,
çë shkëjqejn ndë qiellit.
Moj çë ij e ijëzit?
Ata më duken si sizit,
si sizit e ballit tënd,
më shkëjqejn se ijëzit.
Vrap, vash, nisu të vemi,
vemi lart e këtje lart.
Vemi lart te mali i lart,
te ai rahj më ji lart.
Atje bredhëm e lujm bashk.
Ndë maj sheshit lule,
ndë hjét thupërkore,
ndë hjét çë bën nerënxa.
Mallin na çë atje lujm,
më ji ëmbël ësht se mjajëta,
më ji dashur ësht se vera.
Mosnjeri neve na çon,
mosnjeri na kallëzon.
Qet qet vetëm puhija,
vjershin e mallit na këndon.
Vrap, vash, të më vemi.
Cili máll të mbá këtu?
Atje bredhëm e lujm bashk.
Lujm vallen e mallëthit,
ndë rrënjët e nerënxijes.
Prá ulemi e fjëm bashk
ndë maj sheshit lule,
të shtringuam po si dhria
më dridhet ndë dushqezit.
Kraghët shtringonjën mesëthin;
buza puthën faqezen.
Zogjëzit e paraveres,
zogjëzit vetëm na çonjën,
vet na çonjën e na këndonjën,
kënikën e mallëthit,
të na qillonjën gjumëthin,
gjumëthin e mallëthit,
njera të dielli perëndonj,
e vjen nata të na mbulonj.

(Shkëputur nga libri ‘Antologji e poezisë gojore arbëreshe’, përgatitur nga Anton Nikë Berisha)

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

ANTON NIKË BERISHA: “QYTETI I FUNDIT”, NJË ROMAN MODERN DHE ME VLERA TË MËDHA POETIKE

Vazhdimësi e traditës së prozës së lirë dhe artistike

Kush e lexon me vëmendje romanin e Petro Markos “Qyteti i fundit”, të botuar në Tiranë më 1960 , dhe e njeh prozën që u botua para tij, nuk e ka vështirë të thotë se kjo vepër është një vazhdimësi e mirëfilltë e përftimit të prozës së lirë dhe artistike, që u zhvillua në traditën shqiptare, duke filluar nga parathëniet dhe pasthëniet e veprave të Pjetër Budi: “Doktrina e krishterë” (1618), “Pasqyra e të rrëfyemit” (1621) dhe “Rituali roman” (1621), të pjesëve të prozës në dramën “Emira” të Françesk Anton Santorit, dhe mbërriti një rrafsh të lartë sidomos me tregimet dhe novelat e Mihail Gramenos, Ndoc Nikaj, Ernest Koliqit, Dhimitër Paskos (Mitrush Kutelit), Migjenit etj.

Në mënyrë të veçantë Koliqi dhe Kuteli e ngritën dhe e pasuruan prozën tonë me përbërës të qenësishëm, të cilësuar me një frymëmarrje të gjerë dhe me një art të madh.

Në këtë rrjedhë duhet të përmendet veçmas romani “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, i botuar në Tiranë më 1965, një nga kryeveprat e prozës shqiptare të gjitha kohëve.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult