Vjen edhe reagimi nga Arben Zharku pasi u suspendua

Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Kulturës pezulloi nga detyra drejtorin e QKK-së, Arben Zharkun, pasi u rikthye nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë.

Lidhur me këtë çështje “Telegrafi” kontaktoi me Arben Zharkun.

Arben Zharku tha se kjo që ndodhi është një procedurë e zakonshme. “Derisa Komisioni i MKRS-së t’i trajtojë çështjet e ngritura nga këshilli”.

“Po është e vërtetë për pezullimin tim nga puna. Është procedurë normale suspendimi. Drisa Komisioni i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i trajtojë çështjet e ngritura. Çështje të ngritura nga Këshilli Drejtues dhe të dalë me konstatim”, ka thënë Arben Zharkun.

Arben Zharku mori pozitën e drejtorit të QKK-së në shkurt të vitit 2018.

Ai pak ditë më parë ishte prezent në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Teksa shkoi atje për të përkrahur projektet kinematografike vendore “Pa Vend” dhe “Luaneshat e Kodrës”, filma të cilët ishin pjesëmarrës në edicionin e këtij viti.

I pranishëm në Festivalin e Filmit në Kanë ishte edhe kryeminisitri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkoi atje së bashku me bashkëshorten dhe vajzën.

LEXO EDHE: Zharku: Ky është viti më i mirë i kinematografisë kosovare

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, tha se Kosova është duke shpërthyer me suksese filmike në rrafshin ndërkombëtar. Ai thotë se sukseset e fundit janë arritur falë punës serioze që kanë bërë të gjithë faktorët relevantë. Zharku, ndër të arriturat më të mëdha të kinematografisë së Kosovës, e konsideron suksesin e filmit “Zgjoi, që siç thotë ai, bëri histori në “Sundance Film Festival”

– Zoti Zharku, për të dhjetin vit me radhë, Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) vazhdon të jetë e pranishme në Festivalin e Kanës. Ju jeni edhe këtë vit atje. Këtë herë, cila është e veçanta e pjesëmarrjes së Kosovës?

Zharku: Ka dhjetë vjet që Qendra Kinematografike është prezente në tregun më të madh të filmit. Në Marche Du film në Kanë në Festivalin e Kanës. Ku ne promovojmë çdo vit kinematografinë e Kosovës dhe atë çka ofron Kosova si potencial për produksionet ndërkombëtare.

Për ta lexuar intervistën e plotë klikonin këtu:

Biografia e Arben Zharkut: https://sq.wikipedia.org/wiki/Arben_Zharku