Zhduket nëndetësja e Titanikut me turistë brenda

Një operacion kërkim-shpëtimi po zhvillohet aktualisht pasi një nëndetëse që përdoret për të çuar turistët për të vizituar rrënojat e Titanikut u zhduk në Oqeanin Atlantik.

OceanGate Expeditions, një kompani e cila ofron paketa 8 ditore për të parë mbetjet e Titanikut me një çmim prej 250 mijë dollarësh për person, konfirmoi se nëndetësja e saj kishte humbur në det me njerëz brenda.

Numri i saktë i personave që rezultojnë të zhdukur nuk dihet, por siç raporton The Independent, këto nëndetëse mbajnë deri në 5 persona. Kontakti i fundit me këtë nëndetëse raportohet të ketë qenë më shumë se 7 orë më parë.

Kompania tha në një deklaratë se po “eksploron dhe mobilizon të gjitha mundësitë për të sjellë mbrapsht shëndoshë e mirë ekuipazhin”. Ndërkohë që roja bregdetare e Boston-it aktualisht është duke vazhduar kërkimet për nëndetësen.

Titaniku u fundos teksa udhëtonte në Oqeanin Atlantik në vitin 1912, pasi u përplas me një ajsberg. Më shumë se 1500 persona humbën jetën.

Gjatë viteve të fundit, shumë njerëz kanë udhëtuar nën det për të vizituar rrënojat e tij, që ndodhen rreth 4 kilometra në fund të Oqeanit Atlantik dhe rreth 600 kilometra nga brigjet e Newfoundland të Kanadasë./tvklan.al

ObserverKult


Lexo edhe:

A KISHTE VEND EDHE PËR JACK TE DERA? MË NË FUND, DEL E VËRTETA MBI FUNDIN E FILMIT “TITANIC”

Titanic”është një nga filmat më të vlerësuar të të gjitha kohërave. Ky film ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat e miliona shikuesve.

Kjo falë një prej historive më të paharrueshme të dashurisë të parë ndonjëherë në kinema.

Askush nuk dyshon në cilësinë e vetë filmit. Por që nga viti 1997 ka një debat pa fund, i fokusuar në fundin e këtij filmi.

Me një pyetje shumë të qartë që të gjithë i kemi bërë vetes. A kishte vend edhe për Jack te dera?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult