Poeti Gboyega Odubanjo u pa për herë të fundit në Festivalin Shambala në Northamptonshire, rreth orës 04:00 të shtunën.
Policia ka bërë apel për informacione pas zhdukjes se poetit fitues i cili është zhdukur gjatë një festivali rural.
27-vjeçari, nga Bromley në jug të Londrës, duhej të performonte në eventin në Kelmarsh të dielën, por nuk u paraqit në radhën e tij, shkruan BBC.
Policia ka dhënë më tej detajet se si duket poeti i zhdukur. Ai është rreth 168 centimetra, me kaçurrela të shkurtra, të zi dhe mjekër të plotë.
Ndryshe, poeti ka qenë fitues i çmimit ‘Poetry Business New Poets në 2020’ me “Poezitë e hallës së xhaxhait”.
ObserverKult
Lexo edhe:
SHKOI PËR ALPINIZËM, ZHDUKET AKTORI I NJOHUR
Aktori britanik, Julian Sands, është zhdukur në malet San Gabriel javën e kaluar.
65-vjeçari u raportua i zhdukur në zonën Baldy Bowl të premten. Ekipet e shpëtimit u tërhoqën fundjavën e kaluar për shkak të rreziqeve nga ortekët, por kërkimet vazhdojnë me dron dhe helikopter.
Sands është i njohur për rolet në filma të njohur dhe drama televizive, përfshirë “A Room with A View”, “24” dhe “Smallville”.
Ndërkohë kushtet e këqija të motit kanë penguar kërkimet për gjetjen e tij. Ekipet do të kthehen në terren për gjetjen e tij kur kushtet e motit të përmirësohen.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult