Zija Çela: Kujdes, jo çdo gjë që shkëlqen është flori

“Shkëlqim dhe mashtrim” nga Zija Çela

Ndodh nganjëherë që vullkanet, bashkë me llavën, nxjerrin nga thellësitë e nëntokës edhe diamante.

Ndërsa një shkrimtari i duhet që, duke e mbajtur përbrenda tërë erupsionin, të nxjerrë në sipërfaqe vetëm xhevahirin. Uf, sa përvëluese është! Dhe kujdes, jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Ah, sa lehtë mund të vetmashtrohesh e të mashtrosh!

Krijimtaria serioze e tejkalon pasionin. Ajo është kryesisht vuajta e ëmbël e një flijimi të ngadalshëm, por të vetëdijshëm dhe të pandalshëm.

ObserverKult


zija çela

Lexo edhe:

ZIJA ÇELA NA FTON PËR NJË REFLEKTIM TË THELLË, PËR TË DËGJUAR ZËRIN E ARSYES…

(Shënime për romanin “Banka e ankesave” të Zija Çelës)

Nga Agim Baçi

Klithma jonë e brendshme mund të arrijë kulmin e thirrjes kur fytyra e vdekjes dhe dashurisë kthehet thjesht në një proces teknik, me data, me riformulim ankese, me orar pritje, por pa “zërin e njeriut”.

Rrëfimi i Zija Çelës në romanin “Banka e ankesave” është rrezatim i një urtie dhe një elegance në përpjekjen për të identifikuar pikërisht humbjen e shpirtit njerëzor, në një botë ku mund të kesh kujdesin ndaj teje kur je për t’u ankuar, për të përmirësuar ankesën.

Por jo për t’u kuptuar dhe për të të kuptuar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult