
Shkrimtari Zija Çela është nderuar me çmimin mbarëkombëtar “At Zef Pllumi”. Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia Botuese “Onufri”
Më poshtë postimi i plotë:
Zija Çela nderohet me Çmimin Mbarëkombëtar Letrar “At Zef Pllumi” për veprën “Koka mbi katror”, me motivacionin:
“Për ndjeshmërinë e spikatur ndaj krijimtarisë artistike të bashkëkohësve të tij, për leximin e thellë dhe të gjithanshëm të një epoke të tërë përtej kufizimeve formale, si dhe per ruajtjen e freskisë së gjykimeve estetike.
Në këtë vepër ndërthuret në mënyrë harmonike këndvështrimi i krijuesit me kërkimin e vëmendshëm të lexuesit, duke ofruar një qasje pozitive që nxjerr në pah vlerat e mirëfillta letrare dhe rolin e tyre të rëndësishëm në formësimin e ndërgjegjes njerëzore.”



ObserverKult
Lexo edhe:
Zija Çela: Zot, ruaji shkrimtarët, por sidomos ruaje lexuesin…






