Zija Çela: Zot, ruaji shkrimtarët, por sidomos ruaje lexuesin…

Zija Çela

Nga Zija Çela

Atë ditë kisha lexuar një roman anemik, që e lavdëronte me zë të lartë një kritik. Në mbrëmje dukem i heshtur në gjendjen që përcjell kjo foto. Por, në të vërtetë, jam duke folur me vete nën zë. E po thosha:

“Zot, ruaji shkrimtarët, por sidomos ruaje lexuesin nga anemizmi në letërsi! Megjithëse, po të duash, këtë lëngatë mund ta dallosh lehtë, është si luga e zbrazët në jetë.”

Dhe menjëherë më erdhën ndër mend pyetjet e hershme, ato të thjeshtat, që shpesh i referohen autorit, kur marr në dorë një libër. Një: Zotëri, a keni gjë për të thënë? Dhe dy: Nëse po, si e keni thënë?
Në dy përgjigjet fshihet një botë e tërë, universi i letërsisë.

* Titulli i origjinalit: “Me vete flisja”

ObserverKult


Lexo edhe:

MARTIN CAMAJ: E VETMJA DASHUNI IME…