Zija Vukaj: Mjeda i madh

zija vukaj

Nga Zija Vukaj

Neoklasicizmi në letërsinë tonë mund të takohet vetëm te Ndre Mjeda. Ky sonet impozant jep një skenë madhështore nga lavdia e të parëve. Në këtë gdhendje sublime të artit poetik, Mjeda, përveç zjarrit të rrallë patriotik shkarkon arsenalin prozodik të një poeti të rrallë edhe për qarqet e kulturave të mëdha. Kumbimet e similitudave si akordet hijerënda të një muzike marciale, dalin nga shpirti i poetit dhe përplasen rrmyeshëm si gjamët e motit nëpër viset e atdheut, duke shkundur gjithashtu çdo botë të brendshme lexuesi.

Lissus

VI

E u l’shuen si ‘j nieri t’tanë. Si shprazen shenat
Rrmyeshëm prej majesh nëpër gryka, e zbrisin
Bumbulluesa teposhtë e tui mbëlue dhenat,
Kësolla e ndërtesa shpartallojnë e krisin;

O si lëshohen langojt kambëshpejtë ndër brenat e naltë
E naltë sa qiella t’bregut t’Tunës, e vrrisin
Për mbas drenave t’frigueshëm kur krenat
Ngatërrue ndër driza tuj dihatun jisin;

Ashtu kombet e Ilirve turra- turra
Ulen prej malesh fluturim pa u rrekë,
E presin rregjin grumbullue ndër curra.

E kur fatosi n’patërshanë tuj i prekë,
“Ç’detyrë, tha, kemi për atdhe, o burra”
Nji t’ilirve kje t’gjegjunit: “Me dekë!”

ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

ZIJA VUKAJ: PLAKJA E EMRAVE

Teksa jam ulur në ndenjëse dhe pres nisjen e autobusit të Tiranës, ndjek padashur edhe lëvizjet e njerëzve që hipin dhe zënë vend në sediljet që kanë mbetur. Pasi rregullohen, nxjerrin celularët, duke iu bashkuar veprimit të njerëzve që kanë hipur para tyre dhe pas pak të gjithë janë duke bubërruar në ekranet e tyre.

Një zonjë e bëshme rreth të gjashtëdhjetave vjen në çastet e fundit, shikon majtas e djathtas, ia ngul sytë një vendi bosh dhe pasi pyet, ulet, zë vend e rehatohet. Them me vete se kjo nuk do të ketë celular, pasi nuk po e shoh të bubërrojë si të tjerët, por jo! E paskam pasur gabim.

Pas pak nxjerr nga çanta një celular tri herë më të madh se të tjerët. Sa një pllakë trotuari. Veshjen prej kauçuku e ka në ngjyrë pjepri. Hap ekranin dhe i dalin lodra. Zhytet me një zell të madh në to. Prek diku një si tip insekti i cili shpërthen e grimcohet pa shenjë pa nishan…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU