Zjarri në tendat e shitjes së librave në Tetovë, dëmi arrin deri 10 mijë euro

Dje kishte shpërthyer një zjarr në tendat e shitjes së librave para Qendrës së Kulturës në Tetovë.

Qytetarët, punonjësit e kafeneve dhe dyqaneve të tjera aty pranë ishin të parët që tentuan të shuanin zjarrin duke përdorur kova me ujë dhe pajisje për fikjen e zjarrit.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur, vetëm më kanë thirrur se ka rënë zjarr. Dëmi është mbi 10 mijë euro. Disa tenda u dogjën, arritëm të shpëtonim disa kuti me libra.

Tendat janë marrë me qera, do të duhet t’i paguajmë, dëmi do të jetë mbi 20 mijë euro”, tha Muhamedi nga libraria Nobel.

Pas denoncimit kanë intervenuar zjarrfikësit e Tetovës, ku zjarrin e kanë shuar me një veturë dhe katër zjarrfikës./Zëri

ObserverKult


Lexo edhe:

PANAIRI I TIRANËS HAPET ME THIRRJEN PËR HEQJEN E TAKSËS MBI LIBRIN

Vizitorë të shumtë kanë mësyrë stendat e librave pavarësisht se viti 2019 nuk ka nisur mbarë për botuesit.

Tarifa e re, çmimet e larta të librit dhe fondet e kufizuara të Ministrisë së Kulturës në Tiranë kanë qenë kryefjalë në vendtakimin tradicional. Kjo mes botuesve dhe lexuesve.

Të mërkurën, edicioni i 22-të i Panairit të Librit “Tirana 2019” ka hapur siparin në Pallatin e Kongreseve ku rreth 100 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të shpalosin për pesë ditë prurjet më të reja nga botimet shqipe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult