Zonja Nexhmije, ishe motiv për çdo të ri në Pagarushë!

Nga Elbasan Kryeziu

Sot çdo gjë më ndryshe se dje, pikëllim në të gjitha anët bareshë.
Edhe bilibili shterroj këngën e fundit duke të parë të palosur si nuse, vajit ja thuri në vend të këngës sate!
Më thuaj një herë të lutem bareshë si je, pash zanin tënd të bukur që ke.
Të drejtohem kështu se ende gjallë je me ne.
Shkove duke na lë kujtime të bukra.
Ti ishe motiv i çdo të riu në Pagarushë.
Ti ishe ajo që çdo paragjykim që kishin e theve në copëza të shumta për ta ngritur kulturën e popullit tonë.
Ti ishe ajo që i dhe edhe mē shumë emër Pagarushës që kishte!
Çfarë të të them tjetër bareshë për ty, i le bilbilat, qingjat, brigjet e lumenjt pa të madhen bareshë!
Sonte nata më e gjatë do të jetë nga netët tjera, nga mungesa e juaj fizike, e ditët tjera do të jenë edhe më të mangëta pa ty bareshë.