Zotërimi i të tjerëve është forcë, zotërimi i vetvetes është pushteti i vërtetë…

Thënie të filozofit të lashtë kinez Lao-Tzu:

Aktet e mëdha përbëhen nga punë të vogla.

Zotërimi i të tjerëve është forcë. Zotërimi i vetvetes është pushteti i vërtetë.

I urti nuk vë gjë mënjanë. Sa më shumë që ndihmon të tjerët, aq më shumë dobi i sjell vetes. Sa më shumë u jep të tjerëve, aq më shumë i jep vetes.

Ata që dinë – s’flasin; ata që flasin – s’dinë!

Natyra nuk e ka me nxitim, e prapëseprapë gjithçka arrihet.

Njeriu i mençur sheh në hapësirë dhe ai e di që nuk ka dimensione të kufizuara.

Trajtoji ata që janë të mirë me mirësi, dhe gjithashtu trajtoji ata që nuk janë të mirë me mirësi. Kështu përftohet mirësia. Jini të ndershëm me ata që janë të ndershëm dhe jini gjithashtu të ndershëm me ata që nuk janë të ndershëm. Kështu përftohet ndershmëria.

Ai që është i kënaqur me atë që ka, është i pasur.

Ku banoni, rrini pranë tokës. Kur mendoni, rrini pranë thjeshtësisë. Në konflikt, jini të drejtë dhe bujarë. Kur qeverisni, mos u përpiqni të kontrolloni. Kur punoni, bëni atë që ju shijon. Në familje, jini tërësisht të pranishëm.