“Zoti të ruajtë!” dhe “Zoti të ruajttë!”, kur duhet të shkruhet me një e kur me dy “t”…

Pse herë me një “t” e herë me dy “t”: “Zoti e nderoftë!”, “Zoti e ruajttë!”…?

Sa shumë më kanë pyetur se a shkruhet “Zoti e ruajttë!” apo “Zoti e ruajt(ë)!” dhe pastaj kur po u dashkan dy “t” e kur vetëm një “t”.

Po ndërtoj një përgjigje pa përdorur shumë terma gramatikorë.

Kur duam të përdorim një folje në mënyrën dëshirore (për vetën e tretë njëjës në kohën e tashme), së pari le ta mendojmë si bën ajo folje kur ia qesim përpara “duke”: duke punuar, duke nderuar, duke mësuar, duke ruajtur, duke ditur, duke mbrojtur…

Formën që po merr folja kur po ia shtojmë “duke”, gramatikanët e quajnë pjesore. Pra, pjesore të foljes qenkan këto: punuar, nderuar, mësuar, ruajtur, ditur dhe mbrojtur.

Pastaj, shohim para asaj “ur” a po kanë “t” apo jo. Nëse nuk kanë “t”, atëherë në dëshirore, nëse marrin “t”, e marrin vetëm një: punoftë, nderoftë, mësoftë!.
Kurse, nëse kanë “t” (ruajtur, ditur, mbrojtur), në dëshirore dalin me dy “t”: ruajttë, dittë, mbrojttë!.

Mendoj se drejtshkrimi i gjuhës shqipe, shqiptarëve që duan të mësojnë të shkruajnë pa gabime, por jo edhe të bëhen gramatikanë; u duhet shpjeguar mbi bazën e dilemave e të mëdyshjeve që kanë zakonisht./Ilmi Rexhepi

ObserverKult

përdorimi i pikës

Lexo edhe:

EVROPË APO EUROPË, SI DUHET TË SHKRUHET?

Pse sot hasim dy trajta të kësaj fjale? Ku qëndron ngërçi, që kemi një dyzim të kësaj fjale? Në fakt, cilën duhet të marrim si trajtë të saktë?

Merrni përgjigjen e duhur në këtë shkrim!
Kjo është një ndër ato fjalë apo çështje gjuhësore, që, me të drejtë, ka ngritur shumë diskutim te dashamirët e gjuhës shqipe dhe jo vetëm. “Kushtetuta jonë gjuhësore”, pra “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” i vitit 1972, ka miratuar trajtën me “ev”, pra “Evropë”.

Kjo trajtë i përgjigjet shqiptimit të greqishtes (Evropi) e, deri diku, edhe të turqishtes (Avrupa), si dhe të gjuhëve të tjera fqinje ballkanike (bullgarishtja, serbishtja etj.). Prandaj kjo trajtë fonetike “Evropë” u përhap në mbarë shqiptimin popullor. Mbi këtë bazë u pranua edhe në gjuhën e shkruar dhe kjo u pasqyrua te “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”.

Por, ndërkohë, në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë fjalë të reja me këtë temë, që sidomos në shkrim po përdoren me grupin “eu” dhe jo me “ev”. Sot shqiptojmë dhe shkruajmë: euro, euroatlantik, europarlamentar, eurodeputet, Euratomi, Euroazia, Eurovizionetj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU