Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka shtyer për një ditë tjetër votimin e përbërjes së Komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për KM “Adem Jashari”, në Prekaz, kjo pas kërkesës së zëvendëskryeministres Albulena Balaj- Halimaj, e cila u propozua të jetë kryesuese e këtij komisioni.
Balaj Halimaj, kërkoi që të ketë konsultime shtesë, duke thënë se nuk janë konsultuar sa duhet për përbërjen e këtij komisioni.
Kërkesa e saj pati mirëkuptimin e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili tha se përbërja ishte adekuate dhe në konsultim me familjen Jashari, e cila edhe do të jetë pjesë përbërse e këtij komisioni.
“Përbërja e këtij komisioni është adekuate. Ne konsultimet i kemi bërë, por mund ta shtyjemë nëse ju kërkoni”, tha Hoti.