Zvarritet përzgjedhja e projektit për Kompleksin memorial “Adem Jashari”

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka shtyer për një ditë tjetër votimin e  përbërjes së Komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për KM “Adem Jashari”, në Prekaz, kjo pas kërkesës së zëvendëskryeministres Albulena Balaj- Halimaj, e cila u propozua të jetë kryesuese e këtij komisioni.

Balaj Halimaj, kërkoi  që të ketë konsultime shtesë, duke thënë se nuk janë konsultuar sa duhet për përbërjen e këtij komisioni.

Kërkesa e saj pati mirëkuptimin e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili tha  se përbërja ishte adekuate dhe në konsultim me familjen Jashari, e cila edhe do të jetë pjesë përbërse e këtij komisioni.

“Përbërja e këtij komisioni është adekuate. Ne konsultimet i kemi bërë, por mund ta shtyjemë nëse ju kërkoni”, tha Hoti.