reklamë

Zyrafete Manaj: Zonjë mes tjerave

zyrafete manaj

Gjuhë e lashtë, gjuhë shqiptare,
Si dritë që s’u shua ndër furtunë,
Të ndoqën shekujt me zjarr e urrejtje,
Por ti mbijetove si flamur mbi gur.

Deshën të të zhdukin nga zemrat tona,
Të të heshtnin këngën e lirisë,
Por ti u rrite në djepet e nënave,
Në lot, në mall e në trimëri.

Nga malet e larta te brigjet e detit,
Je zëri ynë, krenaria jonë,
Sot qëndron zonjë mes gjuhëve të botës,
Me hijeshi, me rrënjë e me kurorë.

O shqipe e bukur, thesar i kombit,
Ti je fryma që na mban gjallë,
Sa të ketë zemra që flasin shqip,
Emri yt kurrë s’ka për t’u ndalë.

ObserverKult


Lexo edhe:

Zyrafete Manaj: Jorgani i nënës