U hap Panairi i Librit në Prishtinë, marrin pjesë rreth 100 botues

Është hapur edicioni i 24-të i Panairi t të Librit në Prishtinë. Tema e sivjetme është “Përgjigjja është libri”, ndërsa do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00 deri në orën 21:00, deri të dielën, kur përfundon ky edicion.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, ka deklaruar se në panair marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Ai ka thënë se janë rreth dy mijë tituj të rinj.

Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e konsideroi kënaqësi me pa numrin e lexuesve dhe librat e rinj, që tashmë janë shtuar në këtë panair.

“Përgëzime për ekipin e panairit, ta gëzojnë dhe shijojmë panairin”, tha Çeku, transmeton EO.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përgëzoi për moton e panairit të këtij viti, duke shtuar se është pozitiv shtimi i numrit të librave për përmirësim në arsim.

Kurse drejtoresha e Kulturës në kryeqytet, Sibel Halimi, tha se panairi i librit ndër të tjera “është një mundësi për të mbështetur talentet e rinj dhe ta shfrytëzojmë këtë moment për të lexuar më shumë dhe ndarë njohuritë tona”, tha Halimi.

ObserverKult


Lexo edhe:

FAIK KONICA: GEGNISHTJA- GJUHË E POEZISË, TOSKËRISHTJA E PROZËS…