1 janari dhe historia e ëmbëlsirës së Shën Vasilit

Më 1 janar të çdo viti, të krishterët ortodoskë kremtojnë Ditën e Shën Vasilit. Rrëfehet se gjatë një krize buke, perandori kërkoi një taksë të tepruar. Sipas urdhrit të tij, secila familje duhej të dorëzonte sendet me vlerë.

Me të zbuluar këtë padrejtësi, Shën Vasili mbrojti pa frikë popullin e tij, duke thirrur perandorin në pendim, ndërkohë që populli mblidhte ç’të mundte nga pasuria që kishte secili. Perandori vdiq dhe nuk i mori dot sa u mblodhën.

Shën Vasili u përball me një detyrë shqetësuese, si ta kthente gjithë atë sasi të madhe sendesh. Ishte pothuaj e pamundur të rikthehej çdo gjë tek pronari përkatës. Ai u lut, pastaj përgatiti një sasi të madhe keku dhe futi thesaret brenda tij.

Pasi bekoi dhe preu kekun, i ofroi nga një copë secilit. Për mrekulli, secili person mori sendet e tij me vlerë në copën e tij të kekut. Për të përkujtuar këtë mrekulli, keku i Shën Vasilit (Vasilopita) bëhet në festën e Shën Vasilit, çdo 1 janar,. Pra, pikërisht në ditën kur Shën Vasili ndërroi jetë.

Keku i Shën Vasilit (Vasilopitës – nga greqishtja, d.m.th. ëmbëlsira ose/ keku/byreku i Shën Vasilit) është një pjesë e rëndësishme tradicionale e festimit, më 1 janar.

Një kek apo byrek i veçantë, që përmban një monedhë të fshehur, pritet dhe ndahet mes anëtarëve të familjes. Në varësi të traditës rajonale dhe familjare, kryesisht në Shqipëri përdoret byrek, kulaç, bukë e ëmbël ose së fundmi kek.

/ ata.gov.al/ ObserverKult


Shën Tereza

Lexo edhe:

NËNË TEREZA: T’U NDIHMOJMË TË URITURVE, VARFANJAKËVE, VËLLEZËRVE TANË!

Poezi nga Nënë Tereza

Kur kam uri,
Më jep ndokënd që ka nevojë për ushqim;

kur kam etje
më jep ndokënd që ka nevojë të pijë diçka;

kur kam të ftohtë,
më jep ndokënd për ta ngrohur;

kur kam ndonjë hidhërim,
ofroma ndokënd për ta këshilluar;

kur kryqi im t’më bëhet i rëndë,
bëj t’ia marr edhe dikujt tjetër kryqin e tij;

kur jam e varfër,
më jep ndokënd të t’i jap;

kur s’kam kohë,
më jep ndokënd t’i ndihmoj për disa çaste;

Kur jam e përvuajtur,
bëj që të kem ndokënd për ta lëvduar;

kur jam e pavullnetshme,
dërgomë për ta shpirtëzuar ndokënd,

kur kam nevojë që unë të flas me ndokënd,
dërgoje dikënd tjetër që të flasë me mua;

kur të mendoj vetëm në vetvete,
tërhiqe vëmendjen time te ndokush tjetër.

Denjësona, Zot, për t’u shërbyer vëllezërve tanë
kudo që në botë ngarendin dhe jetojnë,
si varfanjakë dhe të uritur.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult