10 mijë euro, ora zvicerane me Skënderbeun

Marka e famshme zvicerane e orëve nxjerr çmimin e orës

Një nga kompanitë më të njohura në botë, Franck Muller, ka nxjerrë në shitje një orë të veçantë luksoze me heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ora ka ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa busti i Skenderbeut është gdhendur në ar në fushën e saj.

“Vanguard Racing Skenderbeu” edicion i limituar quhet modeli me një fushë të kuqe të ndezur me të famshmin Gjergj Kastrioti në qendër të saj, i njohur më mirë si Skënderbeu, një zot shqiptar i shekullit XV, i konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane”, shkruan kompania e orëve të famshme me bazë në Gjenevë të Zvicrës.

Çmimet do të variojnë nga 5 mijë deri në 7,500 euro, një model i limituar si ky i Skënderbeut mund t’i kalojë 10 mijë euro, shkruajnë mediat zvicerane./ Albinfo.ch

ObserverKult


skënderbeu

Lexo edhe:

HISTORIA E PANJOHUR E PASARDHËSVE TË SKËNDERBEUT: ÇFARË NDODHI ME DJALIN DHE NIPIN…

Emri dhe fama e Gjergj Kastriot Skënderbeut, e kthyen heroin në një referencë historike dhe element identifikimi kombëtar e kulturor për shqiptarët e të gjitha kohërave, të të gjitha viseve e të të gjitha besimeve.

Nga Pëllumb Xhufi

E provon këtë arvaniti Gjon Erakli, nga Mani i Peloponezit, i cili në vitin 1557 mburrej përpara Papës se ishte kushëri i Gjergj Kastriotit

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult