Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, ishte i ftuar së fundi në Euronews Albania, ku foli mbi potencialin e zhvillimit të turizmit nënujor në Shqipëri.
Meçollari tha se në bregdetin shqiptar gjenden të mbytura 120 anija moderne, ku më e vjetra është e vitit 1915 dhe ndodhet në Gjirin e Vlorës.
Ai shtoi se 80 prej këtyre anijeve janë të vizitueshme dhe mund të bëhen pika referimi për zhytësit dhe eksploruesit e detit të cilët janë turistë elitar.
Meçollari tha se në brigjet e Shqipërisë gjenden të mbytura dhe 4 anije antike, koordinatat e të cilave nuk mund të jepen pasi bëhen objekt i grabitësve nënujorë.
“120 anije janë gjithsej të mbytura në të gjithë bregdetin shqiptar. Më e vjetra është në hyrje të Gjirit të Vlorës dhe është “Re Umberto”.
Një anije e Luftës së Parë Botërore, është më e vjetra e evidentuar deri tani. Është e vitit 1915.
Duhet të kuptojmë se po flasim për anije të mbytura moderne, nga viti 1900 e mbrapa.
Ka anije antike 2 mijë vjeçare ose 3 mijë vjeçare të cilat janë evidentuar, por ato nuk publikohen sepse publikimi i koordinatave të tyre do të bëhej objekt për grabitësit e ujit, pasi kanë amfora. Janë evidentuar 4 apo 5 anije antike.
Nga anijet moderne të mbytura, 80 prej tyre janë të vizitueshme. Ka dhe anije të cilat nuk mund të vizitohen. Anija në gjirin e Vlorës, “Luçiano”, nuk mund të vizitohet pasi është e mbushur me municione”, tha Meçollari./ euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
FOTOT E RRALLA: TË MOS HARROJMË HISTORINË E ANIJES “VLORA”
Një e përditshme e njohur zvicerane, ‘Neue Zuercher Zeitung’, pati vendosur kohë më parë t’i kushtojë një shkrim anijes ‘Vlora’. Në përvjetorin e radhës të mbërritjes së saj nga Shqipëria në Itali.
Teksa në Shqipëri i harrojnë ndonjëherë ngjarjet e rëndësishme, gazetari Andreas Reich shkruan se pavarësisht urdhrit të rojes bregdetare italiane për të mos lejuar asnjë anije shqiptare në brigjet italiane anija ‘Vlora’, e shkatërruar dhe e tejmbushur, mbërriti në Itali. Më 8 gusht të vitit 1991 mendohet se në bord ishin 10 mijë shqiptarë.
Ata nuk u lejuan të lënë portin dhe kjo u shoqërua me trazira.
Italia vendosi t’i deportojë shqiptarët. Pavarësisht kritikave të forta ndërkombëtare, sidomos nga Amnesty International.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult