Albina me familje “elektrizojnë” skenën në Liverpul, gati për finalen e madhe

Albina dhe familja Kelmendi kanë elektrizuar skenën në Liverpul me këngën “Duje”, në provën e parë në Eurovision.

Kënga “Duje” ka marrë brohoritje dhe duartrokitje si dhe komente mjaft të mira në rrjete sociale.

Albina dhe familja Kelmendi kanë shkëlqyer me performancën e tyre me motive patriotike si në këngë ashtu dhe në veshje duke sjellë ngjyrat kuqezi.

Në rrjetet sociale ndjekësit kanë komentuar me fjalët më të mira. “Albina dhe Familja Kelmendi kanë sjellë zjarr dhe ndjesi në skenë”. “Kjo këngë duhet të jetë në finale”, “Ata kanë çdo gjë, vokal dhe energji” etj.

Festivali Eurosong që do të sjellë 3 netë të muzikës evropiane, do të fillojë më datë 9 dhe do të vazhdojë në datat 11 dhe 13 maj.

“Duje” ishte kënga e përzgjedhur nga publiku në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH./ATSH

ObserverKult


Rita Ora

Lexo edhe:

JO VETËM ALBINA KELMENDI EDHE RITA ORA DO TË PERFORMOJË KËTË VIT NË EUROVISION

Tashmë është e konfirmuar se Rita Ora do të performojë disa nga hitet e saj më të famshme në gjysmëfinalen e parë të “Eurovision 2023” i cili do të zhvillohet në Liverpool më 9 maj.

Këngëtarja e famshme do ta paraqes këtu edhe këngën e saj më të re “Praising You”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult