Janë hapur pikat e basteve për netët gjysmëfinale të Eurovizionit.
Në natën e parë gjysmëfinale shanset më të mëdha për të hyrë në finale ka përfaqësuesja kroate Baby Lasagna, e cila aktualisht është në vendin e parë.
Tifozët e Eurovizionit gjithashtu i japin Ukrainës një shans të madh për në finale. Për sa i përket gjysmëfinales së dytë, basteshkruesit aktualisht janë në vendin e parë me Holandën dhe në vendin e dytë është Zvicra, e cila së fundmi u bë favoritja më e madhe për të fituar garën e sivjetshme.
Holanda tashmë ka tërhequr vëmendjen me këngën Europap, me të cilën Joost Klein do ta përfaqësojë këtë vit. Kjo këngë u bë një hit i madh në internet pas publikimit të saj dhe deri tani e kanë shikuar 17 milionë herë./ Insajderi
ObserverKult
Lexo edhe:
EUROVISION 2024: IZRAELI LEJOHET TË KONKURROJË PAS NDRYSHIMIT TË TEKSTIT
Më në fund Izraeli do të lejohet të konkurojë në Eurovision Song Contest 2024 pas ndryshimit të tekstit të këngës, kanë njoftuar organizatorët.
Eden Golan do të përfaqësojë vendin në Eurovision në Suedi në muajin maj.
Kënga e saj origjinale “October Rain” mendohej se i referohej sulmeve të Hamasit të 7 tetorit dhe ishte ndaluar për shkak të shkeljes së rregullave mbi neutralitetin politik.
Transmetuesi publik i Izraelit ka rënë dakord të ndryshojë këngën dhe tani është titulluar “Hurricane” dhe do ta publikohet këtë fundjavë.
Në një deklaratë, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) – i cili organizon konkursin ka thënë: “EBU mund të konfirmojë se paraqitja zyrtare nga anëtari i saj izraelit Kan është konsideruar i përshtatshëm për të konkurruar në Eurovision Song Contest në maj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult