20 fjalë të urta shqiptare: Në dhe të huaj, dita t’bëhet muaj!

Foto ilustrim

Shqiptarët kanë një opus të gjerë me fjalë të urta, që në mënyrë ironike, kryesisht, sjellin përvojën jetësore, mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme.

Në vazhdim mund të lexoni disa fjalë të urta shqiptare që ObserverKult ka zgjedhur për ju e që kanë të bëjnë me atdheun:

-Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË

-Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj. KORÇË

-Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG

-Derë e botës s’është strehë e kokës. JUG

-Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep. KOSOVË

-Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KORÇË

-Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KORÇË

-Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË

-I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër. JUG

-Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË

-Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR

-Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI

-Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT

-Shqiptari me armë e shokë, s’i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË

-Mbroje atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR

-Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG

-Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI

-Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG

-Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG

-Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR

E përgatiti: A.S./ ObserverKult

——————-

Lexo edhe:

RRËFIMI I POETIT FREDERIK RRESHPJA PËR PRISHTINËN