Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, Filarmonia dhe Opera e Kosovës së fundmi kanë mbajtur një koncert.
Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra dhe Kori interpretuan vepra nga Karl Jenkins, Wolfgang Amadeus Mozart dhe Franz Schubert.
Ndërsa solistët Zana Abazi -Ramadani – soprano, Ismet Vejseli – tenor dhe Denik F. Prizreni – bariton ofruan emocione me interpretimet e tyre për publikun.
Në mesin e shumë artdashësve që panë nga afër këtë koncert ishte edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
ObserverKult
Lexo edhe:
PAS DY PREMIERAVE, ORKESTRA E FILARMONISË SË KOSOVËS MË 22 MARS MBAN KONCERTIN E RADHËS
Orkestra e Filarmonisë së Kosovës në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit mbrëmë solli dy premiera për publikun e Prishtinës.
Publiku ishte dëshmitar i interpretimit të “Rapsodisë Shqiptare” nga Fan S. Noli, duke sjellë kështu Nolin në dimensionin e tij si kompozitor.
Nën drejtimin e dirigjentit Maayan Franco, i cili u rikthye në Prishtinë për herë të tretë, vepra e dytë në program ishte “Koncert për piano” nga kompozitorja Dafina Zeqiri – Nushi. Kjo vepër erdhi në interpretim mjeshtror nga pianisti Misbah Kaçamaku dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës.
Pjesa e dytë e koncertit solli një prej kryeveprave të muzikës simfonike. Poashtu shpërfaqi kapacitetin në rritje të Orkestrës, kjo përmes interpretimit të Simfonisë Nr. 1 të Brahms-it.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
EMIN Z. EMINI: ZOTI DASHURI ËSHTË
zoti shpalosi qiejt dhe shtriu dorën e dridhur deri në tokë
pastaj nëpër atë të çarë lëshoi frymën
dhe gjithçka u bë
krijoi lirinë
librat baltën dhe dritën
kafshët e lira që fatalisht u kemi ndërruar mbiemër
prej kur na dolën dhëmbët e ujkut
të egra i quajmë
bëri dhe dashurinë sipas trajtës së vetvetes
me emrin e tij
erdhëm edhe ne me përbërje dashurie
e u bëmë pjesë e lojës
lojës së bukur
krejt çfarë gjetëm dhe kemi ështē dhuratë
bekim
një spirale e koduar me të panjohura
një orë në gjoks kurdisur me akrepa kozmikë
dhe një kuti pandore
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult