30 fjalë të urta japoneze/Bretkosa në moçal nuk e njeh madhështinë e detit!

japoneze

Fjalët e urta japoneze shprehin një mendim të thellë dhe të mençur në një mënyrë të thjeshtë. Ato gjithnjë kanë një mesazh e ndonjëherë edhe shumëkuptimësi.
Në to është e ndërthurur vlera tradicionale japoneze si respekti për të tjerët, ndërgjegjësimi dhe dëshira për të arritur harmoni në jetën e përditshme.
Japonezët gjatë përditshmërisë i përdorin shumë fjalët e urta. Por po ashtu ato i gjejmë edhe në poezinë dhe artin e tyre.

ObserverKult ju sjell 30 fjalë të urta japoneze për ta kuptuar më shumë shpirtin, kulturën dhe besimin e këtij populli.

1.Mos thuaj është e pamundur. Thuaj: “Unë nuk e kam bërë akoma”.

2.Më mirë të jesh armik i një personi të mirë, sesa mik i një personi të keq.

3.Kur prindërit punojnë dhe fëmijët argëtohen, nipërit kërkojnë lëmoshë.

4.Të gjithë bëjnë gabime. Kjo është arsyja pse ekziston një gomë për secilin laps.

5.Shikoni gabimet e të tjerëve dhe korrigjoni tuajat.

6.Cila është dhoma për të medituar? Zemra juaj.

7.Nëse një problem është i zgjidhshëm, atëherë nuk ia vlen të brengosesh për të. Nëse nuk mund të zgjidhet, atëherë është e padobishme të brengosësh për të.

8.Burri dhe gruaja duhet të kenë dorë të njëjtë dhe një sy: kur dora dhemb, syri qan; dhe kur syri qan, dora i fshin lotët.

9.Kontrolloni shtatë herë para se të dyshoni për dikë.

10.Çaji i ftohtë dhe orizi i ftohtë mund të durohen, por vështrimi i ftohtë dhe fjalët e ftohta jo.

11.Gjuha është vetëm 5 cm e gjatë, por mund të vrasë një njeri 2 metra të lartë.

12.Ne mësojmë pak nga fitorja dhe shumë nga humbja.

13.Edhe majmunët mund të bien nga pemët e tyre.

14.Nëse nuk futesh në shpellën e tigrit, nuk mund të kapësh tigrin.

15.Nëse vendosni të niseni i vetëm në një udhëtimin, edhe pas një mijë kilometrave përsëri do të jeni vetëm.

16.Ai që duron vetëm gjysmë ore më shumë se kundërshtari i tij mund të arrijë fitore.

17.Një udhëtim prej një mijë miljesh fillon me një hap të vetëm.

18.Nëse pyesni, do t’ju vijë keq për një minutë, nëse nuk e bëni, ju do t’ju vijë keq për gjithë jetën tuaj.

19.Nëse mendoni për një gjë, vendosni. Nëse keni vendosur, mos mendoni për të.

20.Një fjalë e mirë mund të ngrohë tre muaj të dimrit.

21.Lëvdata fillon aty ku mençuria ndalet.

22.Ai që buzëqesh më shumë dhe zemërohet më pak është gjithmonë më i fortë.

23.Vepra e mirë, sado e vogël është më e mirë, sesa qëllimi më i madh.

24.Bretkosa në moçal nuk e njeh madhështinë e detit.

25.Dielli nuk e di kush ka të drejtë apo kush e ka gabim. Ai shkëlqen dhe siguron ngrohtësi për të gjithë.

26.Toka gjithnjë forcohet pas shiut.

27.Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen.

28.Frika është e thellë, aq sa e lejon mendja jote.

29.Fillimi është i lehtë, vazhdimi është i vështirë.

30.Duke u fokusuar në detaje të vogla, mund të humbasim perspektivën e gjerë.

Përgatiti U.V/ ObserverKult

—————————-

Kliko edhe:

DY LOPËT SHPJEGOJNË EKONOMINË MË QARTË SE ÇDO LIBËR