Dy lopët shpjegojnë ekonominë më qartë se çdo libër

dy lopë

Dy lopë na tregojnë se si funksionon ekonomia e tregut, më mirë se çdo libër. Plus me një gjuhë satirike.

KOMUNIZMI:
Ti ke dy lopë. Shteti t’i merr të dyja dhe të jep pak qumësht.

SOCIALIZMI:
Ti ke dy lopë. Shteti ta merr njërën ty dhe ia jep komshiut tënd.

BUROKRATIZMI:
Ti ke dy lopë. Shteti t’i merr të dyja. Njërën e qëllon me plumb, tjetrën e mjelë dhe qumështin e derdhë përdhe.

NJË KORPORATË ITALIANE:
Ti ke dy lopë. Por nuk e di se ku janë. E kështu vendos që më mirë është të hash drekë.

NJË KORPORATË FRANCEZE:
Ti ke dy lopë. Bën grevë dhe organizon protesta. Bllokon të gjitha rrugët sepse i do tri lopë.

NJË KORPORATË AMERIKANE:
Ti ke dy lopë. E shet njërën dhe e detyron tjetrën që të japë qumësht sa për katër lopë. Më vonë e punëson një konsulent që të analizojë pse ngordhi lopa.

NJË KORPORATË ZVICERANE:

Ti ke 5000 lopë. Asnjëra prej tyre nuk është e jotja. U merr pronarëve të lopëve taksë ngaqë po i mban në stallën tënde.

NJË KORPORATË IRLANDEZE:

Ti ke dy lopë. Njëra prej tyre është kali.

NJË KORPORATË AUSTRALIANE:
Ti ke dy lopë. Biznesi duket për mrekulli. E mbyll zyrën dhe shkon të pish ca birra për të festuar suksesin.

NJË KORPORATË KINEZE:
Ti ke dy lopë. Ke dhe 300 njerëz që i mjelin këto dy lopë. Pretendon se i ke punësuar të gjithë dhe se ke produktivitet të lartë. E arreston gazetarin që raportoi situatën reale.

NJË KORPORATË INDIANE:
Ti ke dy lopë. Ti i adhuron ato.

NJË KORPORATË IRAKIANE:
Të gjithë mendojnë se ti ke shumë lopë. Ju thua atyre që nuk ke asnjë lopë. Askush nuk të beson. Ata të bombardojnë dhe pushtojnë vendin tënd. Ti përsëri nuk ke asnjë lopë, por të paktën tani ke demokraci.

NJË KORPORATË BRITANIKE:
Ti ke dy lopë. Që të dyja janë të çmendura.

NJË KORPORATË GREKE:
Ti ke dy lopë që i ke marrë borxh nga bankat gjermane dhe franceze. Ti i ha të dyja lopët. Bankat kërkojnë qumështin e lopëve por ti nuk ua dërgon dot dhe thërret FMN-në (Fondi Monetar Ndërkombëtar). FMN-ja të jep ty dy lopë borxh. Ti sërish i ha të dyja lopët. Bankat gjermane, franceze dhe FMN-ja kërkojnë qumështin e lopëve. Ti shkon te berberi për të qethur flokët.

E meqë ra fjala, si mund të ishte ekonomia shqiptare me “Ti ke dy lopë”?

ObserverKult

Lexo edhe:

“LEKU I HUJ, PESHON RËNDË NË XHEP”, 20 FJALË TË URTA SHQIPTARE

mallkime fjalë të urta dy lopë

ObserverKult ua sjellë disa fjalë të urta shqiptare:

– Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy.

– Difton fëmija, ç’ka shtëpia.

– Bilbili te kafazi s’këndon nga qejfi, po nga marazi.

– Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja.

– Kafshata e huaj të mbet në fyt.

– Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt

– Leku i huj, peshon rëndë në xhep.

– Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni.

– Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë.

– Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.

– S’mbahet shpirti me falimnders.

– Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës.

– I mjeri ai që s’mendon për pleqëri.

– Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.

– Lulja e këputun nuk mbin ma.

– Mos i bjer të mirës me shkelm.

– Ç’ka humbe mos e kërko, ç’ke në dorë mos e lësho.

– Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s’mund ta nxjerrin.

– Duhet me i fry lugës para se me të djeg.

– I marri ç’flet nuk din, i urti ç’din nuk flet.

ObserverKult


Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: JA PSE POPULLI PO E SHIKON BIG BROTHERIN…

pse më do letër vetes mendjen silvana kola loka

Për të gjithë intelektualët që, kur analizojnë Big Brother-in dhe fenomenin e tij, arrijnë në përfundimin “Ky popull e kërkon vetëposhtërimin!”

E quaj të tepërt një analizë tjetër për Big Brother-in, jo sepse do të ishte e pavend, por sepse ndjej se sot ka nevojë për një ndryshim në këndvështrim.

Çdo ditë e më shumë lexoj qëndrime të intelektualëve, të njohur apo të panjohur personalisht, të cilët, në përfundim të analizave demontuese të formatit të Big Brother-it si të pamoralshëm, tejet sipërfaqësor dhe denigrues për shoqërinë, e çojnë argumentin e tyre deri në përfundimin se: “Ky popull kështu e do! Ky popull kaq kapacitet ka! Ky popull e kërkon vetëposhtërimin!”.

Iu bashkohem plotësisht kritikave për BB, por nuk e mbështes aspak mllefin ndaj ‘injorancës së popullit’.

Njeriu, në asnjë vend në botë dhe në asnjë pjesë të historisë së njerëzimit, nuk ka qenë i drejtuar kah poshtërimi dhe shterrjes morale e intelektuale. E kundërta është gjendja natyrore e njeriut.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult