Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Bari, Itali, në çeljen e një ekspozite të organizuar në përkujtim të eksodit të shqiptarëve në vitin 1991.
Në ekspozitë, kryeministri Rama shoqërohej edhe nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio.
Kreu i qeverisë e cilësoi hapjen e kësaj ekspozite një moment përkujtimi. Tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas. Dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve.
“Bari – Në përurimin e ekspozitës së eksodit 1991, një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas. Dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve. Dhe në marrëdhëniet vëllazërore me Italinë”, – shprehet Rama.
Kryeministri Edi Rama nisi një vizitë në Itali ku u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio dhe presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano.
Në fillim të marsit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi. Duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë.
Vetëm në javën e parë të atij viti, në portin e Brindizit (Itali) janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme. Me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish nga Shqipëria./ATSH
LEXO EDHE: NJË VIT PA GJERGJ XHUVANIN, EDI RAMA BËN DEDIKIMIN PREKËS