Sot bëhen 32 vjet nga vdekja e shkrimtarit dhe albanologut shqiptar Martin Camaj në Gjermani. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.
Veprimtaria e tij letrare në harkun 45-vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, derisa viteve të fundit u përqendrua shumë te proza.
Ai e nisi veprimtarinë e tij poetike me dy përmbledhjet e para që i botoi në Kosovë: “Një fyell ndër male” dhe “Kanga e vërrinit”.
Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953, dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954, u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer.
Në vendlindje kaloi dhjetë vjetët e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë.
Kjo gjë do t’i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen – pse jo – për meshtari.
Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit “Xaverianum”, ku do kalonte edhe tuberkulozin.
Studimet detyrohet t’i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 – mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës. Ai themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948.
ObserverKult
Lexo edhe:
MARTIN CAMAJ: DESHTA NJI VASHË
Deshta nji vashë
në shpinë e vogël rrethue n’shimshír,
në shpinë e vogël me lule n’shkallë.
Flutrova mbi flatrat e mallit
me bletë në rrezet e para n’àjr
e zemra m’u dridh e dora
si thimtha zogze n’gjinin e lules,
n’aroma, kur pin nektàr.
Deshta nji vashë
me gjakun e ndezun t’Jugut,
me butsinë e frymës së qeshorit n’muzg
tue pritë që parzmi t’binte n’pagjë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult