Deshta nji vashë- tha miku- në shtëpín e vogël, rrethue n’shimshir, në shtëpín e vogël me lule në shkallë! Fluturova si bleta në rrezet e para n’ajr mbi flatrat e ndjenjes. Zemra m’u dridh e dora si thimthat e bletës zogë në gjinin e lules, n’aroma, kur pin hektar.
Deshta nji vashë me gjakun e ndezun të Jugut, me butsín e frymës s’eme n’muzg, kur gjoksi binte në pagjë.
Tash, veç zani i kulluet i saj n’për shtëpi më duket se më kumbon në veshë ndonjiherë, si melodí e dashun dikur- në fëminí.