386 aplikantë po ndjekin trajnimet e “ICT for Kosovo’s Growth”

Në thirrjen për aplikim për semestrin e 5-të të trajnimeve të ofruara nga projekti ICT For Kosovo’s Growth, kanë aplikuar gjithsej 2080 të rinj e të reja. 

Modulet e trajnimit për këtë thirrje ishin:

Moduli Cybersecurity Professional

Moduli Web Application Development Professional

Moduli Web Application Development Practitioner

Moduli Enterprise Java and Mobile Application Developer

Moduli Python Programming

Moduli Big Data Analytics / Data Science

Moduli Machine Learning

Sipas kritereve të paraqitura në thirrje, janë selektuar 386 aplikantë në gjithsej 11 grupe trajnuese, prej të cilave 2 grupe janë mbajtur fizikisht me mbi 25 studentë për secilin grup.

  1. Moduli Web Application Development Professional – QAP Prishtinë
  2. Moduli Web Application Development Professional – QAP Mitrovicë

Grupet tjera janë mbajtur online përmes platformës Zoom.

Trajnimet kanë filluar në fund të muajit Shtator 2022 dhe do të përfundojnë në janar 2023.

Pas përfundimit të trajnimeve studentët do të testohen dhe certifikohen.

Vlen të theksohet se të gjitha trajnimet që ofrohen nga projekti  “ICT for Kosovo’s Growth” janë PA PAGESË.