40 vite pa Drita Çomon, shfaqet dokumentari “Dritë në humnerë”

Në 40-vjetorin e ndarjes nga jeta të Drita Çomos u prezantua në Muzeun Historik Kombëtar, dokumentari “Dritë në Humnerë”. Drejtoresha e Arkivit të Filmit Iris Elezi shprehet se ndonëse kanë kaluar tre dekada nga rënia e regjimit, ende s’kemi reflektuar si duhet.

Dokumentari “Dritë në humnerë” me skenar te Petrit Rukës dhe regji të Namik Ajazit. I frymëzuar nga botimi i librit me të njëjtin titull rrëfen 40 vite pas vdekjes së të Drita Çomos, vajzës së Liri Belishovës dhe Maqo Çomos, kalvarin e saj të vuajtjeve, për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

 “30 vjet më vonë, ende s’kemi reflektuar si duhet. Figura e Dritës duhet që të na bëjë që të reflektojmë shumë. Për ku po shkojmë edhe ç’mund”, thotë drejtoresha e AQSHF-së, Iris Elezi.

LEXO EDHE: FAKTET FLASIN: JA KUSH ISHTE ENVER HOXHA…

Ndonëse i realizuar 11 vite më parë. Shënimet e mbajtura në ditarin e saj në moshën 23-vjeçare, për ditët në spitalin onkologjik dhe rrezet e shumta që merrte për shkak të sëmundjes. Udhëtimet mes Cërrikut e Tiranës, trokitjet e panumërta në Ministrinë e Arsimit për të mbrojtur diplomën, që s’ia dhanë kurrë. Dhe dashurinë për G-n i flasin ende dhe sot shoqërisë shqiptare, për të reflektuar mbi të shkuarën.

Sistemi ia mohoi edhe në shtratin e vdekjes praninë e së ëmës

“Përpjekja jonë për ta sjellë këtë figurë ia vlejti. Dhe dokumentari krijoi emocion kur u realizua. Prandaj, dhe pas 11 vitesh po e rijapim. Për të bërë jehonë për ata njerëz që e jetuan atë periudhë”, thotë regjisori Namik Ajazi.

Drita Çomo, sikundër shprehen dhe personazhet e këtij dokumentari, mes tyre Liri Belishova sa ishte gjallë, vëllai i saj Petriti dhe daja Agroni, infermieret e spitalit, por dhe shoqja e Dritës Rajmonda Bulku, ka qenë vetëm një nga shumë viktimat e sistemit diktatorial. Që qe i pamëshirshëm me të deri ditët e saj të fundit, duke i mohuar edhe në shtratin e vdekjes praninë e së ëmës.

“Është një lëngim i shpirtit të Drita Çomos dhe brezit të saj. Që nuk arriti dot të shikonte Shqipërinë të zhvilluar”, thotë Dorian Koçi, drejtori i MHK.

Dokumentari u prezantua në Muzeun Historik Kombëtar. Ai u shfaq në kuadër të Muajit të Kujtesës që po mbahet këto ditë në këtë institucion./shqiptarja.com