54 vjet së bashku/ Mevlan Shanaj “befason” Natasha Lakon, ka disa fjalë emocionale për të…

Mevlan Shanaj ka surprizuar bashkëshorten e tij, Natasha Lako përmes një video-mesazhi në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Ai ka thënë se gjatë këtyre 54 viteve që kanë bashkë janë një familje, kolegë dhe sherrxhinjë. Shanaj e vlerësoi bashkëshorten nga ana artistike, ndërsa në fund u shpreh krenar që jeta e ka lidhur me të.

Kemi rreth 54-vjet që jemi në miqësi, jemi në familje, jemi kolegë, jemi krijues, sherrxhinjë. Kuptohet që po të jesh me një krijuese, aq më tepër me një poete elitare, shumë e vështirë si Natasha Lako.

Natasha është një poete e thellësive sepse vetë përceptimi i vetë poetik, metaforat, figurat, temat, kanë qenë që në fillimet e saj, ka qenë një poete që duhet të shikoje përtej asaj që lexoje.

Ka rreth 15 skenarë, gjysmat duhet t’i ketë me mua. Në çdo lexim të parë si të thuash në veprën dramaturgjike të filmit, ke Natasha kam kuptuar atë që gjatë kohës që krijohesh, duhet të kuptoheshe ku ishte prespektiva.

Në fund të fundit, e nisa këtë që ju thash si një burrë shqiptar, por unë jam krenar që më ka lidhur jeta me Natashën”, tha ai.

Ndërkohë, skenaristja e shumë filmave zbuloi se gjatë zënka që kanë me njëri-tjetrin, ajo është më impulsive, ndërsa Mevlan Shanaj tërhiqet i pari.

“Ai tërhiqet më kollaj. Unë jam më impulsive”, shtoi poetja./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

MEVLAN SHANAJ: PSE ASKUSH S’DI TË THOTË SI NDODHI VDEKJA E SANDËR PROSIT…

Dy fjalë për Sandër Prosin: Artisti i merituar, Mevlan Shanaj, i dedikoi kohë më parë një shkrim të gjatë në “Facebook” aktorit të madh, Sandër Prosi, teksa kujton vitet e shkëlqimit të tij në skenën shqiptare, por edhe ikjen e tij nga kjo jetë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU