Kreshnik Berisha: Si një ushtar

ika kreshnik berisha

Po eci si një ushtar i dezertuar
në vendin e largët
tek ruan heroin që njeh vetëm ai.
Si ëndërr është, por e jeton
si tregimin e fundit të kalorësit,
heroik – të vërtetë.
Simulim është jeta apo reale
sa neonët e ndritshëm të qendës së Bernit
që shpalosin pjesë nga trupi i ndërtesave
si trupin e një femre të bukur
me fustan të neontë që zbulon shumë
mbrëmjeve të tilla…
Zot, reale është kjo?
Simulim?
Asgjë nuk është !
Jashtë meje jeta duket në paqe me veten
si një virtualitet i simuluar bukur.
Në anën tjetër të tavolinës
mund ta kam një femër të zezë të bukur
që flet një gjuhë të zezë të bukur.
Ajo ndoshta është dashuru n’mu
dhe unë s`e di.
Po pra, ka ardhë koha me dalë e mira
Se lufta nuk ka mbaruar!