Poezi nga Donart Rexhbogaj
Ti kurrë s’ke për t’i kuptuar dhimbjet e mia
Ato t’hajshmet, t’voglat, t’imtat
Sepse unë gjithmonë do të gënjej!
Ti kurrë s’ke për t’i parë dridhjet e mia
Ato t’shpejtat, t’ngadalshmet, t’vonuarat
Sepse unë do të vdes gjithmonë para teje!
Ti kurrë s’ke me dëgju zërin tim
Atë t’egrin, fëmijërorin, t’padëgjueshmin
Sepse unë gjithmonë do bëhem fjala jote!
Ti kurrë s’ke me njoftë moshën time
As vitet e mia pa ty
Të gjallët tim
As të vdekurit për ty!
Oh
Unë gjithmonë…
Ti kurrë…
ObserverKult
Lexo edhe:
DONART REXHBOGAJ: T’KAM THIRRË ME T’HARRU
Sonte
je mbramje e fundit
që terri i buzëve
t’fluskohet
vjedhshëm,
e duert pambrojtuna
s’kanë guxim me i prekë…
Sonte
gotën e kthej përmbys,
pak pikla dashnijet
përhumben n’ajri…
Sonte
t’kam thirr’ me t’harru
me t’zhba fillin e gjetjes
e fundin
me trullos rrethit gotës…
Sonte
je gotë e mbrame
që e cakrroj me ikjen tande…
ObserverKult