reklamë

Sherman Alexie: Muzeu i Tolerancës

ka hapur dyert e tij
dhe, siç është rënë dakord, ne i falim të gjitha mëkatet.

Ne heqim palltot tona
dhe me keqardhje kujtojmë
shekullin e njëzetë: Luftë, luftë, luftë, luftë
dhe pastaj pasojnë fluturimet hapësinore me ekuipazh.

Më pushton një dëshirë e papritur t’u telefonoj
të dashurave të dikurshme dhe t’u kërkoj falje!

Ky është Muzeu i Tolerancës: një dhomë
me një eksponat të vetëm të vendosur mbi një jastëk të bardhë sateni
i cili rri shtrirë rehatshëm në një karrige antike panje.

Eksponati: një gur i vogël i kuq.

Çka do të thotë? Debati fillon mjaft thjesht
ama mbiemrat dhe ndajfoljet shpejt mbushin dhomën.

Një njeri thotë: “Nëse do të dua dikë
atëherë ajo do duhet të më dojë e para.”

Blicet, zhurma e filmit në zhvillim e sipër.

Muzeu i Tolerancës, shyqyr Zotit, është i hapur gjithë natën e lume
ama askush nuk mund të bjerë dakord për çmimin e biletës.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

Tim Buckley: Dikur isha