Promovohen dy vëllimet e Fjalorit Enciklopedik të Kosovës (video)

Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës sot u promovuan dy vëllimet e Fjalorit Enciklopedik të Kosovës.

Në këtë fjalor, në të cilin Kosova përfshihet si entitet i veçantë politik, gjeografik, historik, ekonomik, arsimor dhe kulturor, punuan 72 studiues dhe 506 autorë, me kryeredaktor akademikun Mehmet Kraja.

Aty po ashtu janë përfshirë shqiptarët e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: