Në Bibliotekën Kombëtare sot u promovua libri më i ri i Ag Apollonit ‘Mesjeta ime’.
Libri flet për mesin e jetës së autorit, por edhe për Mesjetën si emërtim i një kohe të errët.
I përbërë nga dymbëdhjetë ese, ky libër është rrëfim, jo vetëm për jetën e autorit, por reflektim mbi problemet e shoqërisë shqiptare.
“Mesjeta ime”, për kah stili i shkrimit është eseistik, ndërsa për kah përmbajtja është “confessiones”. Fëmijëria e autorit, shkollimi i tij, puna si profesor, problemet e universitetit, problemet religjioze, varësia ndaj rrjeteve sociale, demagogjia e shoqërisë, inkuizicioni virtual, qeveria e korruptuar, janë vetëm disa nga temat që trajton libri i Ag Apollonit. Kjo është një thirrje e dëshpëruar drejtuar shoqërisë së dehumanizuar, që t’i hapë sytë para zvetënimit final drejt të cilit po shkon.
Për më tepër ndiqeni videon: