Romani “Gosti në natën e parë të vjeshtës” i Gëzim Aliut para disa kohësh u ribotua pasi fitoi çmimin “Rexhai Surroi” për letërsi.
Libri i gjashtë i këtij autori, ndërsa i katërti në prozë vlerësohet për shumëkuptimësinë e shpërfaqur pa pretendime.
Rrëfimi për luftën (lufta si epokë dhe ajo e brendshme dhe çdoditshme e njeriut) dashurinë e marrëzinë, ngërthen në vete trishtim e humor, erotizëm e dhimbje, ndërsa tragjedia shndërrohet në komedi dhe etika në estetikë – për të fituar kjo e fundit.
Edhe nga aspekti i formës, romani i fundit i shkrimtarit dhe studiuesit Gëzim Aliu është i veçantë. Veç tjerash nuk ka ndarje klasike në kapituj e nënkapituj, por megjithate ruhet linja fabulare.
Për më tepër ju ftojmë ta ndiqni intervistën e shkrimtarit, Gëzim Aliu, dhënë për Gazetën Observer, realizuar nga gazetari, Qëndrim Morina.