Romani “Shtatë udhë” është libri më i ri i shkrimtarit dhe profesorit universitar, Rrahman Paçarizi.
Paçarizi deri më tani ka botuar dy vëllime me poezi, disa tregime dhe recensione, ndërsa në fushën profesionale ka botuar dy libra monografikë, dy libra për nevoja të studentëve dhe disa libra shkollorë.
“Shtatë udhë” përmban shtatë rrëfime të kohërave të ndryshme, duke përfshirë dhe kombinuar: religjionin, jetën, çmendurinë, pushtetin, luftën, lirinë dhe vdekjen.
Për më tepër ju ftojmë ta ndiqni intervistën profesorit dhe shkrimtarit, Rrahman Paçarizi, dhënë për Gazetën Observer.