Zgjati shum vera, Perendí, âsht ora.
Hidh hijet tua mbi sahata dielli.
Bân që mbi fusha t’fryjë e zgjidhun era.
Bân që frytet e mbrâme t’jenë të plota.
Zot, jepu vade edhe dý dit jugore.
Krejau dëshirën der n’fund, dhe shtrydhe
te vêna e rândë ambëlsinën e tyne.
Kush tash s’ká shpí mâ nuk ká me pasë.
Kush âsht i vetëm ashtu ká me mbetë,
pá mundë me fjetë, tue shkrue letra të gjata,
tue lexue, tue u endë poshtë e përpjetë
rrugash i shqetë kúr gjetht i përzên era.
Përktheu nga gjermanishtja Arshi Pipa