Poema e dashurisë së pamundur nga José Ángel Buesa
Sonte kalove kah rruga ime
dhe më sëmboi në shpirt s’e di se ç’etje
por i vetëdijshëm jam për timin fat
që mund të të shikoj vetëm nga larg.
Jo, ti kurrë nuk the që ka pranverë
në trëndafilat e fshehtë të buqetës tënde.
As unë ndryshe s’duhet të të shikoj
pos nga larg dhe vetëm kaq.
E kështu ndonjëherë e qetë dhe e bukur kalon,
ashtu sikur të pashë këtë natë që shkon.
Si një yll të të shikoj duhet unë
që nga larg vështrohet dhe hiç më shumë.
E kështu trëndafilat e secilës ditë thahen
duke lënë rrënjët që nuk shkulen.
E unë me melankolinë time të fshehtë mbahem
duke të të parë veç nga larg.
Dhe kështu do të vazhdosh gjithmonë, e ndaluar përherë,
Edhe atje përtej vdekjes, nëse ka diç.
Sepse në këtë jetë, në pastë edhe tjetër,
do të të shikoj vetëm nga larg dhe më shumë hiç.
Përktheu: Fatbardha Statovci
ObserverKult
Lexo edhe:
JOSÉ ÁNGEL BUESA: POEMA E LAMTUMIRËS
Të them lamtumirë e ndoshta ende të dua,
Ndoshta s’duhet të të harroj, por të them lamtumirë.
S’e di nëse më ke dashur… S’e di nëse të kam dashur…
Apo ndoshta u deshëm për së tepërmi.
Këtë dashuri të trishtë, pasionante dhe të çmendur,
E mbolla në shpirt veç për ty.
S’e di nëse të desha shumë… S’e di nëse të desha pak,
Por e di që kështu s’do të dashuroj më kurrë…
Poezinë eplotë e gjeni KËTU