Banksy ka hapur një dyqan “zbukurimesh” në jug të lagjeve të Londrës, duke paraqitur copëza politikisht ngacmuese si jeleku Union Jack, të cilin e ka krijuar për rapperin britanik Stormzy. Artisti i paidentifikuar britanik i rrugëve nga qyteti perëndimor anglez i Bristolit ka hapur “Gross Domestic Product” (Prodhim i Brendshëm Bruto) në Croydon, për të cilin ka thënë se është “aty ku arti irriton jetën”.
Por dyqani nuk do të jetë i hapur për publikun dhe se të gjitha shitjet do të bëhen online, ka thënë Banksy në një postim në Instagram.
“Ne shpresojmë të ofrojmë diçka për secilin, çmimet janë prej 10 paundë, por qasshmëria do të jetë e kufizuar – të gjitha këto prodhime janë punime dore të bëra në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur lëndë të gatshme apo të ricikluar kurdo që ishte e mundur”, ka shkruar ai.
Dyqani ka ardhur kur kompania e kartave të urimit po përpiqej të bënte kujdestaren e emrit Banksy dhe artisti ka thënë se ai është këshilluar që mënyra më e mirë për të shmangur këtë ishte të shiste të gjitha mallrat e tij të branduara, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Ashtu si gjoksorja e krijuar për performancën histori-bërëse të Stormzyt në festivalin e sivjetmë muzikor të Glastonburyt, artikujt përfshijnë një qilim “Tony the Tiger”, që tregon karakterin vizatimor të përdorur në drithin e sheqerosur me dhëmbë të prishur.
Një shenjë thotë se është dizajnuar të jetë një “copëz bisede – sidomos nëse qendrat e bisedave gjithandej Mbretërisë së Bashkuar shpenzojnë mbi 7. 8 milionë paundë në vit në nxjerrjen e dhëmbëve për ata që janë më të vegjël se 5 vjeç”.
Vizitori Neil Banks ka thënë se ai e ka ndjekur Banksyn për shumë vite.
“Është goxha mirë të sillet në një vend ku nuk e prisje atë dhe mendoj se ai ende u takon rrugëve, mureve, por është mirë ta shohësh atë”, ka thënë ai.
Instalacione të tjera përfshijnë një sistem ndriçues zbavitjeje “Met Ball” të bërë nga një helmetë policore dhe një “Baby Mobile”, një rrotulluese fëmijësh me kamera sigurie, të dizajnuara për të “përgatitur foshnjën për një vëzhgim të përhershëm në jetë të sanksionuar si nga shteti ashtu edhe të vetimponuar”.